Lëkundja e tretë brenda një jave, Afganistani goditet nga tërmeti 6.3 ballë

20a615c7e5c84d0fb53e279e40725928

20a615c7e5c84d0fb53e279e40725928

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ra në afërsi të qytetit të Heratit dhe ishte në një thellësi prej 6.3 km. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef.

Në raportin e saj, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.