Lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë Shkodër, policia: Nuk ka të lënduar

Vendoset lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në lagjen “Tepe”, ku në derën e banesës së oficerit V.Zh, është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit  V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.