Vendoset lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në lagjen “Tepe”, ku në derën e banesës së oficerit V.Zh, është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…
Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…
Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…
Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…
This website uses cookies.