Lëndët me zgjedhje në maturë – Maturantët nisin plotësimin e formularit A1
Aplikimet për provimet e Maturës Shtetërore nisën këtë të hënë .Maturantja e shkollës së mesme “Qemal Stafa“ Kristel Kokoneshi ka mundur të plotësoj formularin A1 , duke hedhur kështu hapin e pare drejt ëndrrës së saj, vijimit të studimeve universitare. Ajo synon të studiojë për arkitekturë ndaj ka zgjedhur fizikën si lëndën me zgjedhje që do të jap në provimin e Maturës Shtetërore.
“Përveç arkitekturës që është dhe dega që unë synoj, lënda e fizikës mund të më japi mundësinë për të fituar edhe degë të tjera”, tha Kristel Kokoneshi.
Drejtoresha e shkollës së mesme “Qemal Stafa“ Klotilda Jaupi e cilëson plotësimin e formularit A1 dhe A1z si një proces të rëndësishëm ndaj sqaron se konsultimet për përzgjedhjen e lëndëve kanë nisur që në klasë të 10-të.
“Ka universitete që kanë lëndë përcaktuese që maturantët duhet të zhvillojnë në maturë. Për shembull siç mund të marrim mjekësinë që maturantët duhet të zhvillojnë fizikën, kiminë dhe biologjinë duhet që këtë grup lëndësh ta kenë zhvilluar edhe në mature”, tha Klotilda jaupi.
Kalendari i publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se formulari A1 do të plotësohet nga 22 janari -7 shkurt, ndërsa formulari A1z nga 8 shkurti -13 shkurt. Maturantët që ndjekin gjimnazet do të kenë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve me zgjedhje. Përzgjedhja do të bëhet vetëm pasi maturantët janë njohur me kriteret e universiteteve që synojnë.