Lëndohet e mitura në Velipojë, u rrëzua nga skafi gjatë lundrimit në det, dëmtoi këmbën

Një e mitur, 8 vjeçe, ka përfunduar në spital, pasi po lundronte me familjarët e saj në një skaf në plazhin e Velipojës është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtëtkëmbën. Ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në ambientet e policisë kufitare drejtuesin e skafit. Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Komisariatit Shkodër. Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.