Lëpushë, aty ku natyra ka shkrirë gjithë talentin në pikturë
Duket se vjeshta, gjethet e stinës dhe gjithë ngjyrat e këtij sezoni e kanë transformuar Lëpushën në një perfeksion të natyrës.
Kryeministri Edi Rama ndau foto nga natyra e bukur në këtë zonë të Malësisë së Madhe, sa të gjitha fotot ngjajnë si të realizuara me dorë dhe të “derdhura” në telajo.
“Telajo vjeshte nga Lëpusha, ku natyra ka shkrirë gjithë talentin në pikturë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Pamjet magjepsëse të krijuara nga zverdhja e gjetheve të pemëve në pyjet e lartësive të Lëpushës, duken kaq mbresëlënëse dhe vijnë njëherësh si një konfirmim i “spektaklit” të ngjyrave që e kanë transformuar Lëpushën edhe në vjeshtë në një atraksion absolut turistik.