Letra e Gërvallës në KiE, Osmani-Konjufcës: Isha kundër që asociacioni të nxirrej nga marrëveshja
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca kanë dhënë deklarata të ndryshme mbi dërgimin e letrës së Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Evropës në ditën kur shqyrtohej pranimi i Kosovës.
Konjufca u shpreh se për letrën e Gërvallës nuk ka pasur koordinim, kjo për shkak të vizitës së presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ka qenë thjeshtë teknikisht ma merr mendja një largësi e madhe atë për të cilën po flasim gjë që ka pamundësuar që ndryshimet e çdo minuti, propozimet e çdo minuti që i ka bërë Qeveria e Kosovës me mundë me e kriju atmosferën që Kosova të hynte ne agjendë, nuk ka mundë të gjitha me i nda me Presidencën. Dhe presidenca e ka pasë reagimin e saj. Me siguri ky reagim vjen si pasojë e asaj që ata kanë menduar se çdo hollësi do të duhej të ishte ndarë me Presidencën”, tha kryeparlamentari, deklaratave të së cilit iu kundërpërgjigj presidentja Osmani.
Kjo e fundit u shpreh se është kundër që Asociacioni të nxirret nga marrëveshja. Sipas saj, nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga ana e Kosovës, por theksoi ajo, duhet të ketë zbatim paralel, ndërsa shtoi se “nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.