Letra e Orban për luftën Rusi-Ukrainë, reagon Mishel: Jo bisedime ndërkombëtare në emër të BE
Pas një letre që kryeministri hungarez i nisi në lidhje me planin e Donald Tramp (Trump) për paqen Rusi-Ukrainë, presidentit të këshillit, Çarls Mishel (Charles Michel) ka qortuar Viktor Orbanin duke i thënë se nuk ka mandat të angazhohet në bisedime ndërkombëtare në emër të BE-së.
“E bëra të qartë këtë edhe përpara vizitës suaj në Moskë dhe kjo u përsërit më pas nga Përfaqësuesi i Lartë Xhosep Borell (Josep Borrell),” shkroi Mishel, duke iu referuar kryediplomatit të BE-së.
Mishel hodhi poshtë pretendimin e Orbanit se BE-ja kishte “një politikë pro-luftës”, duke theksuar se pa Rusia është agresori ndërsa Ukrainë viktima e cila ushtron të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje.
“Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën”, shtoi ai, duke përsëritur qëndrimin e mbajtur gjerësisht të BE-së.
Shkëmbimi i letrave u shfaq pasi Komisioni Evropian mori vendimin e paprecedentë për të bojkotuar takimet e organizuara nga Budapesti si pjesë e presidencës hungareze të BE-së.
Një zëdhënëse e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (von der Leyen) , tha të hënën: “Në dritën e zhvillimeve të fundit që shënojnë fillimin e presidencës hungareze, presidenti ka vendosur që @EU_Commission do të përfaqësohet në nivel të lartë të nëpunësve civilë vetëm gjatë takimeve joformale të Këshillit.”
Kjo do të thotë se as Fon der Lajen, as ndonjë nga ekipi i saj, përfshirë Borell, nuk do të marrë pjesë në takimet “joformale” të BE-së në Hungari, megjithëse takimet formale në Bruksel dhe Luksemburg pritet të vazhdojnë me pjesëmarrësit e zakonshëm.
Mohimi i paprecedentë vjen pas vendimeve të dukshme të disa vendeve anëtare të BE-së për të dërguar zyrtarë të nivelit më të ulët në ngjarjet e BE-së në Hungari.
Komisioni anuloi gjithashtu një vizitë në Budapest nga Fon der Lajen dhe ekipi i saj i komisionerëve të BE-së që pritej të ndodhte në ditët e para të korrikut.
Në letrën e tij, Orban deklaronte se Donald Tramp i ka të detajuara planet për paqen Rusi-Ukrainë.
“Jam më se i bindur se në rezultatin e mundshëm të fitores së Presidentit Tramp, përqindja e barrës financiare midis SHBA dhe BE-së do të ndryshojë ndjeshëm në disavantazh të BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare të Ukrainës,” shkruante Orban.