“Letra” me fotografi dhe instalacione, ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve të Ekranit të Artit
![letra me foto dhe instalac](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/06/letra-me-foto-dhe-instalac.jpg?fit=1024%2C496&ssl=1)
Nora Bzheta, një artiste e vendosur në Londër prej moshës 2-vjeçare, e diplomuar për Artet e Bukura atje çeli ekspozitën e saj “Letra” me fotografi, video arte dhe instalacione në Art House në Shkodër. Copëza fëmijërie të artistes me origjinë nga Malësia e Madhe erdhi në formën e një arti elegant dhe fin.
Praktika e Norës merr formën e ujit, frymëzuar nga udhëtimi i saj në Angli në fëmijëri dhe nga identiteti i saj shqiptar.
Ekspozita vjen si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të festivalit “Ekrani i Artit” dhe do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve të tij deri më 9 qershor.