Leva në krizë, 6 ndeshje pa gol

Leva

Leva

Për të parë Levandovskin duke buzëqeshur duhet të rikthehemi tek ndeshja mes Barçës dhe Seltës. Në atë takim të mbajtur më 23 shtator polaku rrealizoi një dopietë falë së cilës vendasit përmbysën ekipin nga Vigo për të marrë tri pikët.

Sulmuesi tani ka hyrë në fazë mjaft të vështirë pasi i mungon goli prej plot 6 takimesh radhazi. Sigurisht në këtë moment negativ kanë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta, të cilat e kanë shqetësuar duke e mbajtur larg fushave duke bërë që të jetë shumë larg formës të vet më të mirë.

Sipas medieve katalanase raporti mes tij dhe Ksavi Hernandez mbtetet i mirë edhe pse tjetër histori “rrëfejnë” imazhet e ndeshjeve ku në më shumë se një rast dy personazhet në fjalë janë evituar.

Për Barcelonën si klub situata është e ndërlikuar pasi për të blerë polakun pagoi plot 50 milionë euro. Aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm në këtë histori pasi 36-vjeçarit, të cilit i mbaron kontrtata verën e 2025-ës, klubi i paguan plot 12 milionë euro në vit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.