Leverkusen, Frimpong u dhuron nga një unazë të gjithë shokëve të ekipit
Sezoni futbollistik i mbyllur vetëm pak orë më parë në Gjermani do të jetë historik për Leverkusenin pasi jo vetëm u shpall kampion për herë të parë në 120 vite histori të klubit, por ka bërë diçka të tillë pa pësuar asnjë humbje.
Këtë moment e ka bërë edhe më të paharrueshëm Zheremi Frimpong. Mbrojtësi holandez ka porositur pranë markës së njohur “Pascal Design” unaza për të gjithë shokët e ekipit.
Unazat janë zbukuruar me 120 gurë të vegjël diamanti ndërsa stema e klubit është rrethuar nga 42 gurë me ngjyrë.