Bajer Leverkusen është në kërkim të një tresheje trofesh, pas titullit në Gjermani. Të mërkurën në Dublin, kundër Atalantës, do të synojë trofeun e dytë evropian pas Kupës UEFA më 1988.
Bajer Leverkusen rishkroi historinë e futbollit gjerman, duke futur emrin në librin e artë të fituesve të Bundesligës, duke i dhënë fund dominimit 11-vjeçar të Bajernit të Mynihut, për më tepër pa asnjë humbje, si askush tjetër më parë. Por sezoni i mrekullive nuk ka mbaruar ende për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso, në kërkim të një tresheje të madhe trofesh. Skuadra e aspirinave ka edhe dy ndeshje në këtë sezon, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe atë të Europa League, kundër Atalantës.
Kjo e fundit është më e vështirë, përballë një skuadre gjithashtu spektakolare, por Bajer Leverkusen shkon si favorit në takimin e Dublinit, mbi valën e entuziazmit për pathyeshmërinë që zgjat prej 51 ndeshejsh në të gjitha kompeticionet. Për skuadrën gjermane e nesërmja do të jetë finalja e tretë evropiane, në kërkim të trofeut të dytë.
Më 1988, nën drejtimin e Erich Ribek, fitoi Kupën UEFA, me penallti pas rezultateve 0-3 dhe 3-0 kundër Espanjolit të Barcelonës në dy takime spektaktli. Më 2002, në finalen e madhe të Champions League në Glasgou u dorëzua përballë magjisë së Zinedine Zidane dhe yjeve të tjerë të Real Madridit, fitues 2-1 në një tjetër finale spektakolare.
Me tri humbjet në finishin e tre kompeticioneve, skuadra mori nofkën Neverkusen, por atë që nuk e bënë lojtarë të kalibrit të Michael Ballack, Lucio e Ze Roberto tani janë gati ta bëjnë Wirtz, Xhaka e Grimaldo, të udhëhequr nga fituesi Alonso.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.