Lajme

Lëvizja e re brenda radhës së opozitës, deputetët shpallin platformën

Një grupim prej 5 deputetësh, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Dashamir Shehi, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari kanë bashkuar forcat duke u pozicionuar kundër listave të mbyllura, demokratëve e qeverisë, dhe në mbështetje vetëm të drejtësisë, qytetarëve e ndërkombëtarëve.

Në një konferencë për media, deputetja Açka ndërsa bëri me dije se ka dalë nga grupi parlamentar demokrat, u shpreh se politika dhe morali ecin së bashku dhe nëpërmjet këtij grupimi u jepet mundësia qytetarëve për të kontribuuar në demokracinë shqiptare.

Kam dalë nga grupi parlamentar. E kam bërë aktin. Çështja e kundërshtisë vjen për çështje të moralshme, e kam parë si një konflikt me ta. Reforma zgjedhore nuk duhej shkatërruar, sikurse u la. Amnistia penale, ne ndahemi nga pikëpamja parimore. Kodi Zgjedhor po ashtu. Politika dhe morali duket se nuk shkojnë bashkë, por ata që e thonë këtë nuk i njohin të dyja.

Kam mbajtur qëndrimet e mia.

Të hapim mundësinë e njerëzve që duan të kontribuojnë demokracinë shqiptare, të hyjnë në Parlament të thonë fjalën e tyre”, u shpreh deputetja.

Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj shprehu besimin se ky grupim do të shndërrohet në pikë reference e kanal komunikimi.

Po ashtu, ai u shpreh besimplotë se grupimi prej 5 deputetësh do të rritet.

Nuk ka asnjë çudi në sjelljen tonë. Ne na ka bashkuar sjelljet sistematike që kemi mbajtur, si në këtë legjislaturë, ashtu edhe më herët. është një lloj grupimi, zëri individual i një deputeti nuk rezonon si zëri i një grupimi, sot 5, nesër 10, pasnesër 15.

Besojmë se do shndërrohemi në një pikë reference, kanal komunikimi serioz. Parlamenti ka dhe do ketë sfida, qoftë për çështje të drejtësia, a të tjera.

Brenda parlamentit duke parë një lloj bashkimi të japim shembullin që dhe të tjerët të na bashkëngjiten me kushte të barabarta.

Po japim një model, shembull që sicc po bëhet bashkim brenda parlamentit, në zgjedhje duhet të jetë bashkime edhe më i madh me këto piketa kryesore, mbështetje drejtësisë, partneritet serioz me ndërkombëtaret, mbështetje ndaj publikut shqiptar”, deklaroi Alibeaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

11 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

11 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

11 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

12 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

12 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

12 hours ago

This website uses cookies.