Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje . Kryesisht numri i më i lartë ishte në dalje të territorit Shqiptar.
Përmirësimi i motit fundjava dheditët e pushimit, kanë bërë që shumë qytetarë kryesisht nga Shkodra por jo vetëm, të frekuentojnë Malin e Zi dhe pikat turistike të tij.
Sipas autoriteteve doganore në 24 orët e fundit nga pika e kalimit kufitarë të Muriqanit kanë hyre dhe dalë 6032 shtetas me 1088 mjete. ku 2655 shtetas kanë hyre në territorin shqiptarë dhe 3377 ka dalë nga vendi ynë
Ndersa ne doganen e Hanit të Hotit në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 5500 shtetas që kanë lëvizur nga kjo pikë doganore.