Lajme

Lezha në monitorim për murtajën afrikane, kujdes për mishrat e pakontrolluar

Shërbimi Veterinar në Lezhë, i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, vijojnë kontrollet në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim tregtimi i derrave.

Katër grupe pune janë vendosur në akset që lidhin tregjet e kafshëve të Milotit në Kurbin dhe të Shelqetit në Shkodër.

Nga kontrolli i 56 mjeteve të transportit të kafshëve, shtatë prej tyre u kthyen në vendin e origjinës, pasi po transportonin derra.

Veterinerët kanë bërë edhe kontrolle në stalla, por asnjëra nuk ka rezultuar të jetë e prekur nga sëmundja.

Ka raste të fshatarëve, të cilët mundohen ta shkelin, por me anë të patrullave policore, i kemi izoluar këto fenomene. Një apel kam për njësitë vendore, sidomos atë të Kurbinit, që të na mbështesin për lëvizjen e kafshëve në rrugën nacionale Milot–Laç,” shprehet Ded Rama, përgjegjësi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Lezhë.

Zyrtari ka edhe një apel për konsumatorët.

Mund të bëhen burim i përhapjes së sëmundjes. Duke blerë mish që nuk del nga ambiente frigoriferike, por nga tezgat. Gjithçka që del nga thertoret kalon në tre filtra dhe është shumë i sigurt për konsum,” shton z. Rama.

Mbi 100 derra në Lezhë kanë ngordhur nga murtaja afrikane në dy vatra të ndryshme në Mal të Renxit dhe në Ishull-Lezhë, ndërsa prej dy javësh nuk ka pasur raste të reja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

47 minutes ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

48 minutes ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

50 minutes ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

1 hour ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

17 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

17 hours ago

This website uses cookies.