LEZHA ORGANIZON “DITA E SHTEGTARËVE”/ Nisin veprimtaritë për festën e kthyer në traditë kushtuar emigrantëve
Për të 17-tin vit radhazi Lezha kremton Ditën e Shtegtarëve, një festë që i dedikohet emigrantëve ,të cilët në këtë periudhë kthehen në vendlindje.
Aktivitetet për këtë festë të kthyer në traditë, nisen me ndeshje futbolli mes një grupi qytetarësh dhe emigrantësh, të cilët janë kthyer për pushime verore pranë familjeve të tyre.
Festa e shtegtarëve është një ditë bashkimi mes vendasve dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, thonë protagonistët e këtij aktiviteti.
Veprimtaritë për Ditën e Shtegtarëve do të kulmojnë mbrëmjen e kësaj të martë në sheshin “Gjergj Kastrioti” me një koncert festiv me pjesmarrjen e artistëve të ndryshëm të skenës shqiptare.
Festës e cila do të zgjasë për disa orë pritet t’i bashkohen dhjetëra emigrantë dhe qytetarë lezhjanë, duke kaluar çaste gëzimi dhe argëtimi në këto ditë të nxehta gushti.