Lezha pa shërbim mjeko-ligjor, qytetarët prej dy vitesh duhet të udhëtojnë drejt Tiranës

Lezha pa shërbim mjeko

Kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore është kthyer në sfidë për banorët e qarkut të Lezhës.

Prej gati dy vitesh ky shërbim nuk ofrohet, pasi mjeku që e kryente u arrestua dhe u procedua penalisht për korrupsion dhe ende nuk është zëvendësuar.

Në këto kushte ekspertiza mjeko-ligjore mund të bëhet vetëm në Tiranë, ndërsa situata më e vështirë bëhet për personat që ndërrojnë jetë dhe familjaret janë të detyruar t’i çojnë trupat pa jetë me shpenzimet e tyre në kryeqytet

Nëse i referohemi ligjit për Shërbimin Mjekoligjor, në rrethe ky shërbim, sipas Nenit 26, varet nga pikëpamja metodike nga Instituti Mjekoligjor në Tiranë, ndërsa nga pikëpamja administrative varet nga drejtori i spitalit të rrethit përkatës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.