Lezha përkujton martirët e fesë, ceremoni në kishën ku prehen eshtrat e tre prej tyre
Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçante në kishën e Martireve në Blinisht të Lezhës. Banore të Zadrimës dhe Priftërinj të Dioqezës së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 8-vjetorin e shenjtërimit të 38-martireve shqiptare të fesë, eshtrat e tre prej të cilëve, At Ndoc Suma, Dom Luigj Prendushi dhe Vinçens Prenushi prehen pikërisht në këtë kishe.
Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar “Në gjurmët e Martireve”, ndërsa mesha e shenjtë në nderim të tyre i mbajt dhe në katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhës.
Duke folur para besimtareve, ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale tha se sot kisha është e përsekutuar në mbare botën dhe sipas tij duhet pranuar realiteti i kohës që po jetojmë.
Martirët e Lumë të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë këta martirë për kontributin që dhanë dhe vuajtjet, duke dhënë jetën për fe dhe atdhe.