Lezhë/ Aksidentoi kunatin për zgjidhjen e martesës, në kërkim 25-vjeçari
Një ngjarje e raportuar te autoritet si aksident rrugor ka rezultuar të jetë përplasje me dashje për shkak të konflikteve familjare.
Policia e Lezhës shpalli të premten (22 shtator) në kërkim një 25-vjeçar, i dyshuar se përplasi qëllimisht ish-kunatin e tij për zgjidhjen e martesës.
25-vjeçari po lëvizte me automjet në aksin Lezhë–Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës” kur përplasi disa herë ish-bashkëshortin e motrës me motoçikletë prej konfliktit familjar.
Fillimisht policia ishte njoftuar për një aksident rrugor ku kishte mbetur i lënduar kunati 32-vjeçar, por hetimet e thelluara zbardhën rrethanat e ngjarjes.
“Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.
Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit,” njoftoi policia.