Lezhë/ Aksidentoi kunatin për zgjidhjen e martesës, në kërkim 25-vjeçari

Një ngjarje e raportuar te autoritet si aksident rrugor ka rezultuar të jetë përplasje me dashje për shkak të konflikteve familjare.

Policia e Lezhës shpalli të premten (22 shtator) në kërkim një 25-vjeçar, i dyshuar se përplasi qëllimisht ish-kunatin e tij për zgjidhjen e martesës.

25-vjeçari po lëvizte me automjet në aksin Lezhë–Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës” kur përplasi disa herë ish-bashkëshortin e motrës me motoçikletë prej konfliktit familjar.

Fillimisht policia ishte njoftuar për një aksident rrugor ku kishte mbetur i lënduar kunati 32-vjeçar, por hetimet e thelluara zbardhën rrethanat e ngjarjes.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit,” njoftoi policia.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

55 minutes ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

58 minutes ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

1 hour ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

5 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

5 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

5 hours ago