Lezhë, arrestohet drejtuesi i furgonit që aksidentoi për vdekje 56-vjeçarin

arrestohet drejtuesi i furgonit

Parakalimi i gabuar i furgonit të një agjencie turistike dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit me pasojë vdekjen një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës.

Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve paraprake hetimore të kryera në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me aksidentin, blutë arrestuan drejtuesin e furgonit, Mark M., për veprën penale “Shkelja e rregullave” të qarkullimit rrugor, ndërsa pritet rezultati i aktit të ekspertimit, që do të përcaktojë dhe rrethanat e këtij aksidenti, nga i cili humbi jetën 56-vjeçari Pavlin Ndoj.

Ky i fundit po lëvizte me motoçikletë përgjatë aksit Lezhë–Milot, kur u përplas nga furgoni.

Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta 56-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ky ishte aksidenti i parë që ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë–Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore. Përgjatë viteve janë numëruar dhjetëra të tilla, me viktima dhe të plagosur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.