Lezhë / Drama “7 minuta” bën bashkë 11 aktore të njohura shqiptare

11 aktore, mes të cilave dhe emra të mëdhenj të skenës shqiptare si, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita dhe Olta Daku u bënë bashkë në një shfaqje teatrale në Lezhë. Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, u vu në skenën e Pallatit të Kultures “Ded Ndue Lazri”, duke tërhequr vëmendjen e publikut , i cili kishte mbushur sallën si asnjëherë më parë.
Aktorët e kësaj drame thonë se kjo përformancë në Lezhë ishte një emocion i veçantë, pasi nuk e kishin pritur që publiku do t’i priste kaq ngrohtë.
Në të njëjtën linjë ishte dhe regjisoria e kësaj drame Driada Dervishi, sipas të cilës kjo shfaqje i përmbushi në maksimum pritshmëritë e tyre.
Drama “7 minuta” zgjati rreth 2 orë, ndërsa në ditët në vazhdim do të udhëtojë edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.