Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Policia bën me dije se arrestimet erdhën pas një hetimi disa javor, teksa gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Në pranga kanë rënë M. Përvathi, 29 vjeç dhe A. Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ata u kapën nga policia teksa po qarkullonin me automjet, ku edhe u gjetën dozat e kanabisit.
Po hetohen në gjendje të lirë A. Gj., 66 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi iu gjetën në banesë një armë gjahu dhe municion luftarak, që i mbante pa lejen dhe D. F., 36 vjeç, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi iu gjetën në banesë, 5050 euro dhe 513 000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.