Lezhë, Italia sjell materialet për ndërtimin e qendrës pritëse për emigrantët
Italia ka sjellë përmes detit materiale dhe mjete të rënda me anë të të cilave do të ndërtohet edhe qendra pritëse për emigrantët nga vendet e treta në Lezhë.
Materialet janë zbarkuar në portin e Shëngjinit, të cilat më pas do të përdoren për qendrën pritëse për emigrantët në Gjadër, ku ka nisur puna prej disa ditësh dhe pritet të jenë gati brenda muajit e parë, kur do të vinë dhe grupi i parë i refugjatëve.
Emigrantët që do të vijnë kryesisht nga vendet e Afrikës do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen. Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.
Fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.
Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 miratoi marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.
Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt.
Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.