Lezhë, muri antik i kalasë rrezikon ekzistencën/ Dështon për të disatën herë tenderi, firmat nuk marrin përsipër ndërhyrjen
Muri i Lisusit të lashtë në anën veriore të kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës, rrezikon ekzistencën.Gurët antikë kanë nisur të rrëshqasin që prej vitit 2016 dhe që prej asaj kohe nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës e cila është shfaqur nga erozioni në këtë zonë. Krahas humbjes së historisë, rrëshqitja e gurëve është kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar në pjesën e poshtme të kalasë.Specialisti i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se projekti i restaurimit është gati, por tenderi ka dështuar për të disatën herë, pasi asnjë firmë nuk i ka marrë përsipër punimet.Zgjidhja e cila duhet të jetë emegjente ai e sheh tek Ministria e Kulturës.Muri antik ka rrëshqitur në një gjatësi prej 20 metrash dhe nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë me nisjen e stinës së reshjeve, mund të shembet plotësisht.