Lajme

Lezhë- Përfitoi 3 mln lekë nëpërmjet mashtrimit duke u hequr si zyrtar i lartë, policia prangos një qytetar nga Tirana

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë.

Sipas policisë, një shtetas ka përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor. Nisur nga ky mashtrim, policia ka vënë në pranga 57-vjeçarin nga Tirana, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen edhe të  shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi: M., 57 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

14 minutes ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

21 minutes ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

25 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

28 minutes ago

Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…

31 minutes ago

Mes emigracionit dhe të ardhmes në vendlindje – Gjimnazistët e Malësisë së Madhe e shohin më shumë të ardhmen në Shqipëri

Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…

35 minutes ago

This website uses cookies.