3 persona janë arrestuar në Lezhë, mes tyre edhe vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, pasi akuzohen se janë të përshirë në kultivimin e kanabisit. Gjatë një operacion antidrogë të zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhës, u zbulua një stan i përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Në stan ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba, ndërsa në të ishin kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë eklektike.
Në pranga përfunduan Armel Nikdukaj, 27 vjeç, Elvis Shpellzai, 28 vjeç, të dy banues në Koplik si dhe Armando Ndreca, 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…
Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…
Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…
Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…
Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…
Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…
This website uses cookies.