Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni”, duke vënë në pranga Serxhio Nikollin, 25- vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi. Ai akuzohet nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.