21 miliard lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për 2025, rreth 3 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar. Prezantimi i projekt-buxhetit dhe paketës fiskale së re u bë nga krye bashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një konsultimi publik me grupet e interesit. Ndreu tha se niveli i taksave dhe tarifave vendore nuk do të pësojë rritje, por do të jene të njëjta si një vit më parë.
“Nga 18 miliardë shkon në 21 miliardë, është një buxhet i cili vjen me zero borxhe, ne vijmë për herë të parë në menaxhimin e kësaj bashkie vijmë për herë të parë me zero fatura. Nuk do të rrisim taksat në vitin 2025”, u shpreh kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.
37% e buxhetit të vitit 2025 është parashikuar të shkojë për investime, ku fokusi kryesor do të jetë tek mallrat dhe shërbimet publike.
Buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2025 konsiderohet më i madhi në historinë e kësaj njësie vendore dhe për herë të parë vjen me zero borxhe të mbartura.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.