Lezhë- Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 30-vjeçar, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Të shtëna me armë zjarri

Policia bëri të ditur se në hyrje të qytetit të  Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Sipas gazetarit të RTSH-24 në Lezhë, personi i plagosur quhet, Egzon Gega.

Sipas të dhënave të para, i plagosuri ka marrë dy plagë dhe po dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e  autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta. Egzon Gegaj kishte shkuar për tu sqaruar me 23-vjeçarin, kur ky i fundit ka nxjerrë armen dhe ka qëllur në drejtim të tij. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistolete. Po merret çdo provë dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.