Policia bëri të ditur se në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas gazetarit të RTSH-24 në Lezhë, personi i plagosur quhet, Egzon Gega.
Sipas të dhënave të para, i plagosuri ka marrë dy plagë dhe po dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta. Egzon Gegaj kishte shkuar për tu sqaruar me 23-vjeçarin, kur ky i fundit ka nxjerrë armen dhe ka qëllur në drejtim të tij. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistolete. Po merret çdo provë dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.