Liberalizimi i vizave, nga nesër qytetarët e Kosovës udhëtojnë lirisht në zonën Shengen
Kanë mbetur pak orë nga data 1 Janar, kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirisht drejt hapësirës Shengen.
Por për të bërë të mundur udhëtimin në zonën Shengen, qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaportë të Kosovës.
Parlamenti Europian miratoi më 18 prill liberalizmin e vizave. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Pas miratimit nga PE, më 19 prill u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave, i cili hyri në fuqi pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Shengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.
Ndonëse, liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi me 1 janar, kjo nuk kupton mundësi udhëtimi për punë në vendet e zonës Shengen. Keqpërdorimi i qëndrimit pa vizë, nënkupton gjobë dhe ndalim hyrje në Shengen për pesë vjet.