Libra për fëmijët shqiptarë në Greqi / Nxënësit e shkollave të veriut kontribojnë për bashkëmoshatarët e tyre në shtetin fqinj
Nxënësit shqiptarë në Rafina të Greqisë do të kenë mundësi të njihen me botime në gjuhën shqipe.
Kërkesa e tyre u plotësua nga nxënësit e shkollave të veriut, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe grumbulluan plot një mijë libra në gjuhën shqipe të autorëve të ndryshëm, të cilët do t’ju dhurohen bashkëmoshatarëve të tyre të moshës nga 6 deri në 18 vjeç në Greqi.
Drejtori rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça, vlerësoi solidaritetin e nxënësve të shkollave të veriut, për këtë nisëm të veçantë.
Librat e grumbulluar për nxënësit shqiptarë në Rafina të Greqisë do t’ju vinë në ndihmë këtyre të fundit, për të marrë sa më shumë dije dhe njohuri dhe për të mos harruar identitetin shqiptar.