“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti” në bashkëpunim me Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës.
Ajo është konceptuar si një vështrim i përgjithshëm në tekstet kyçe shkollore gjatë periudhës së diktaturës komuniste në vendin tonë.
E ndarë në 6 ekspozitorë, secili prej tyre përmban grupime ndërlëndore librash shkollorë ndërmjet viteve 1949-1985.
Këto mjete didaktike, të ideologjizuara me frymën partiake dhe atë të komunizmit, u shërbenin interesave politike për kontrollin e pushtetit përmes indoktrinimit të brezave të rinj. Lufta ndaj fesë ishte njëra prej tyre.
Ekspozita “Libra të një kohe tjetër” i drejtohet kryesisht nxënësve të sotëm për të kuptuar më mirë këtë aspekt historik të diktaturës në Shqipëri.
Ajo do të qëndrojë e hapur në Muzeun e Kujtesës deri në ditët e para të vitit të ri.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.