Librat motivues me autorë të huaj , më të preferuarit në Shkodër
Shkodra është qyteti i figurave dhe personaliteteve të shquara të letërsisë shqiptare. Ata kanë spikatur përherë me veprat dhe krijimtarinë e tyre duke i dhënë shumë asaj. Qyteti ruan traditën me evidentimin e autorëve të rinj dhe promovimet e herë pas hershme të botimeve të reja. Referuar shitjeve në libraritë e qytetit, shkodranët duket se preferojnë më shumë të kenë pjesë të bibliotekave të tyre autorët e huaj. Librat me karakter motivues rezultojnë ndër më të shiturit.
Sa i përket letërsisë shqipe, shkodranët qëndrojnë tek klasikët e saj.
Librat nuk mund të kenë asnjëherë çmim, por nëse do t’i referohemi atyre, diferenca në mes librave me autor vendas dhe atyre të huaj është e vogël.
Në Shkodër, aktivitetet letrare nuk janë ndalur as në muajin janar dhe për rrjedhojë as botimet e reja. Në këtë qytet prej shumë vitesh zhvillohet edhe një festival letrar që ka si qëllim të nxisë interesin e lexuesve për librin.