Libri autobiografik i emigrimit – “Porosia e kullës”, libri i autorit Pashko Camaj u promovua në Bibliotekën Shkencore
Në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës u promovua këtë të martë libri “Porosia e kullës” e autorit Pashko Camaj.
Vepra është një autobiografi e historisë së emigrimit drejt realizimit të ëndrrës amerikane. Vetë autori synon që mesazhin e librit t’ia drejtojë të rinjve.
Profesor Pashko Camaj, një ekspert i shëndetit publik, është po ashtu edhe sekretar i Federatës panshqiptare “Vatra” në Amerikë. Ai tregon mbi qasjen e të rinjve shqiptarë dhe aderimin e tyre pranë këtij klubi.
Pashko Camaj ka lindur në vitin 1964 në Malin e Zi, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe më vonë emigroi në SHBA, nëpërmjet Meksikës.
Camaj ka botuar disa studime akademike të vlerësuara, ndërsa kjo është vepra e tij e parë e këtij lloji.