Libri i Britni Spirsit, shiten 1,1 mln kopje: Kujtimet e yllit të popit në “Jetë shqiptare”

Libri i Britni Spirsit

Libri i Britni Spirsit

Ajo ka qenë artistja më e njohur e fundviteve ’90 dhe ndër më të përfolurat në medie. Britni Spirs (o. Britney Spears) i ka treguar të gjitha në librin e saj “Gruaja brenda meje” (The Woman in Me).

Autobiografia e këngëtares, e cila ka dalë për lexuesit më 24 tetor, është shitur në mbi 1,1 milionë kopje deri tani.

Në të tregohen historitë personale dhe të dhimbshme nga jeta e 41-vjeçares.

Një ndër momentet më të forta është rrëfimi i tentativës për vetëvrasje.

Ajo ka tentuar disa herë të bëjë vetëvrasje, sidomos në periudhën që ishte duke përjetuar të gjitha gjyqet majtas-djathtas, më së shumti virtuale, pasi nuk kishte mundësi të shkonte në dëgjesa për të thënë atë që donte. Përpos asaj ajo tregon edhe për familjen e saj, për të atin, i cili e ka bullizuar që në momentin kur ajo bëri gjestin jo aq etik, por traumatik, të rruajtjes së kokës dhe më pas të daljes në publik,” tha gazetari Granit Perzhita, njëherësh student i jurisprudencës në SHBA.

Libri “Gruaja brenda meje” përshkruan karrierën e yllit të muzikës pop dhe sprovat e shumta të jetës së saj personale.

Spirsi shtjellon marrëdhëniet e saj romantike, martesat e dështuara, betejat e shëndetit mendor dhe atë për “kujdestarinë” e babait të saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.