Libri i punëve të mira/ Nisma synon lidhjen ndër breza të PD-së
Shkodra ishte ndalesa e radhës ku të rinjtë e Departamentit ‘Brain Gain’ në partinë demokratike zgjodhën të prezantojnë “Librin e Punëve të Mira”. Nisma e tyre synon të ndërgjegjësojë opinionin publik, e veçanërisht të rinjtë që të njihen me realitetin e viteve të qeverisjes së demokratëve, ku në vend janë realizuar një sërë investimesh madhore dhe janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Propaganda e Edi Ramës në këto 10 vite ka synuar vetëm përbaltjen dhe prandaj ky libër synon të rikthejë një dozë të madhe krenarie, për ata të cilët janë angazhuar prej 30 vitesh në PD.Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia tha se propaganda e qeverisë është e qëllimshme për të denigruar punën e bërë gjatë qeverisjes së demokratëve. Çdo ditë na njeh me një skandal të ri, që në një vend normal kryeministri do të duhej të jepte dorëheqjen shtoi Spahia.Dokumenti i prezantuar është përgatitur duke u mbështetur në një nga parimet themelore të Departamentit “Brain Gain” që është lidhja midis brezave.