“Libri, muzika dhe piktura”, nxënësit e shkollës “Prenkë Jakova” dhurojnë performanca në zhanre të ndryshme
“Libri, muzika dhe piktura” ishte tema e aktivitetit, e cila bëri bashkë artistë të talentuar të shkollës së muzikës ‘Prenkë Jakova’. Për organizatorët, aktivitete të tilla jane tejet të rëndësishme në afirmimin e nxënësve.
Vetë nxënësit tregojnë për emocionet e tyre gjatë performancës përpara bashkëmoshatarëve, prindërve dhe arsimtarëve.
Me iniciativë të Bashkisë Shkodër, biblioteka “Marin Barleti” ka ndërmarrë një sërë organizimesh, të cilat kanë për synim jo vetëm ofrimin e aktiviteteve të larmishme, por edhe promovimin e të rinjve në zhanre të ndryshme.