Libri “Shqiponja dhe oktapodi” – Gianni Palagonia tregon përballjen e mafies mes dy vendeve
Shkrimtari Italian Gianni Palagonia ka promovuar në Shqipëri librin Shqiponja dhe Oktapodi, një roman i cili flet për përballjen e egër të policisë me mafien italiane dhe atë shqiptare. Historia e rrëfyer me shumë detaje e një polici Italian të dërguar me mision në Shqipëri për të vëzhguar situatën e lidhjes se grupeve kriminale të dy vendeve.
Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Sicilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni.
Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por “vendi i shqiponjave” do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë. Ky është libri I tretë që autori Italian sjell në gjuhën shqipe.