Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licensave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, deri në fund të muajit tetor janë licencuar 12 kompani, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 245.16 MW.
Ky trend ndjek atë të 2 viteve të fundit, që është karakterizuar nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli.
Kjo, duke qenë se gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW, ndërsa gjatë vitit 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW.
Licencimi i tyre erdhi pas periudhës 3 vjeçare 2019-2021 kur nuk u dha asnjë licencë e re. Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, ndërsa aktualisht numërohen 48 kompani.
Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur thuajse tërësisht nga energjia ujore.
Sipas Scan TV
Të gjithë personat që përfitojnë nga skema ekonomike dhe mbrojtjes sociale do të marrin një…
I papërmbajtur në fushë me 18 gola në Liverpulin e ri të Slotit në këtë…
Drejtori i “Giro d’Italia”, Mauro Venji, ka dhënë një intervistë interesante për të përditshmen spanjolle…
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump emëroi Kevin Marino Cabrera për postin…
Pak ditë pasi Fest 63 uli siparin, Elhaida Dani, drejtoresha artistike përmes një mesazhi falenderues…
Në maj të vitit 2025, Shqipëria do të mirëpresë nisjen e garës çiklistike “Giro d’Italia”.…
This website uses cookies.