Lajme

Liceut dhe Shkollës së Baletit u jepet ‘Statusi i Veçantë’, Manastirliu: Më shumë autonomi për shkollat artistike

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë ‘Statusin e Veçantë’ nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një njohje që i jep autonominë menaxheriale dhe financiare këtyre dy shkollave me orientim artistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi në mënyrë simbolike Statusin e Veçantë dy shkollave në një ceremoni zyrtare organizuar me këtë rast.

Statusi i veçantë që ne sot u japim dy shkollave më në zë, shkollave me nivel kombëtar, që është Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike është një status i cili mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes, jo vetëm të roleve të reja në shkollë por edhe përmes statusit të veçantë që u jepet sot shkollave dhe që do t’iu mundësojë një buxhet më të rritur për shkollat, autonomi financiare, në mënyrë që shkollat të mund të rrisë fondet e tyre edhe nëpërmjet të tretëve përmes aplikimeve për projekte, shfaqjeve të ndryshme që mund të ofrojnë dhe mund të mbledhin të ardhurat dhe ti përdorin për investime brenda shkollës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin edhe tek modernizimi i kurrikulës artistike, duke theksuar nevojën për lidhje më të forta mes shkollave artistike dhe Universitetit të Arteve.

“Përveç autonomisë financiare të shkollës, një tjetër optimizim i përpjekjeve të përbashkëta për të rritur cilësinë është kurrikula artistike, e cila në fakt duhet modernizuar me ritmin e kohës, por ndërkohë, duhet ndërlidhur me Universitetin e Arteve. Sot më shumë se kurrë nevojitet që Universiteti të jetë më afër shkollave artistike. Dhe aq më tepër ju nëpërmjet kësaj formule të re të riorganizimit dhe funksionimit të shkollës artistike do të mundeni që të keni një lidhje më të integruar me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe me teatrot e tjera artistike në të gjithë bashkitë ne vend si dhe me shkollat  që kanë klasat artistike dhe të cilat mbështesin fëmijët me prirje artistike dhe ju mund të filloni dhe procesin e rekrutimit të fëmijëve me prirje të veçanta që në momentin që janë në shkollën fillore”, tha Manastirliu.

Sipas ministres, ky status i veçantë do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt suksesit të shkollave artistike në Shqipëri.

Jam e bindur që kjo do të jetë një histori suksesi për shkollat tona artistike,” përfundoi Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

5 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

6 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

6 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

6 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

7 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

7 hours ago

This website uses cookies.