Liderët botërorë që do jenë prezentë në inaugurimin e Donald Trump, gazetarja Arapi zbulon detajet

SHKODRA

SHKODRA

Liderët botërorë që do jenë prezentë në inaugurimin e Donald Trump, gazetarja Arapi zbulon detajet

Teksa na ndajnë pak orë nga inaugurimi i Donald Trump si presidenti 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gazetarja Mimoza Arapi në një lidhje nga Amerika me studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” ka zbuluar liderët botërorë që do të marrin pjesë në ceremoni.

Ajo bëri me dije se kabineti i presidentit të sapozgjedhur ka ftuar aleatët më të ngushtë të Trump që nga viti 2016.

Në ceremoninë e inaugurimit, që do mbahet në orën 12:00 me orën lokale (ora 18:00 në Shqipëri), kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, presidenti i Hungarisë Viktor Orban; presidenti argjentinas, Javier Milei; Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele; presidentja italiane Giorgia Meloni; nga India dhe Japonia do jenë ministrat e jashtëm; Nigel Farage është një nga politikanët britanik me një mbështetje  të zjarrtë ndaj Trump; lideri kinez e ka refuzuar ftesën por do çojë zëdhënësin e tij; ndërsa nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tyre lideri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi.

Gazetarja Arapi theksoi se kabineti i Trump nuk ka ftuar asnjë politikan nga qeveria franceze, por vetëm politikanin e së djathtës franceze Eric Zemmour  i cili është një mbështetës i ideve populiste të presidentit të sapozgjedhur dhe do që të njëjtat ide t’i implementojë në Francë.

Sakaq, të gjithë ish-presidentët amerikanë që janë gjallë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre të shoqëruar nga bashkëshortët/et respektive, ndërsa ish-presidenti Barack Obama do të jetë vetëm, pa bashkëshorten e tij Michelle Obama ( e cila nuk e përqafon presidencën e Trump). Po ashtu, prezentë në ceremoninë e betimit të Trump si president, do të jetë dhe zv.presidentja në largim Kamala Harris.

Masat e sigurisë

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump si president, janë ndërmarrë një sërë masash sigurie.

Gazetarja Arapi ka bërë me dije se janë angazhuar 25 mijë forca të policisë nga shtete të ndryshe të Amerikës, si dhe Garda Kombëtare.

Po ashtu, ajo shtoi se, zona ku do zhvillohet ceremonia do të jetë e rrethuar me mbrojtëse.

“Janë angazhuar 25 mijë forca të policisë nga shtete të ndryshe të Amerikës dhe garda kombëtare që do mbrojnë Trumpin. Zona ku do zhvillohet ceremonia është e rrethuar me mbrojtëse, e kanë bllokuar komplet atë pjesë. Kjo bëhet për arsye sigurie, por nuk ka ndonjë kërcënim apo ndo një atentat të mundshëm”, deklaroi Arapi.

Temperaturat, shkak për zhvendosjen e vendit të betimit

Pyetur mbi shkakun e zhvendosjes së vendit të betimit dhe mundësisë për ndonjë atentat ndaj Trump, gazetarja Arapi u shpreh se “Mediat amerikane e kanë hedhur si dyshim dhe kanë pyetur stafin e Trump, por stafi theksoi dhe ishin të qartë që ka ndodhur për shkak të temperaturave dhe fronteve të erave që do kalojnë në Washington. Janë rreth 20 mijë qytetarë amerikanë që kanë shkuar në Washington dhe Trump nuk do që qytetarët të qëndrojnë në temperatura kaq të ftohta”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.