Liderët e Ballkanit dhe Bashkimit Europian do të takohen mbrëmjen e sotme (21 gusht) në darkën informale të thirrur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në këtë takim do të marrin pjesë, ashtu sikurse është bërë e ditur më herët, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel; Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen; Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic; Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic; Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski; Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; Presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borgiana Christo; Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu; Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov; Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic; dhe Kryeministri i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.
Por surpriza e mbrëmjes në Athina do të jetë pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ndodhet në një turne europian, teksa ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën. Sipas medieve greke, pritet që kryeministri grek dhe presidenti ukrainas të zhvillojnë një takim së bashku, para mbajtjes së darkës informale.
Rëndësi të veçantë ka prania në Athinë e kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, i cili do të zhvillojë një takim tete-a-tete me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe pritet t’i kërkojë këtij të fundit dëbimin e shtetasve të tij të arrestuar për incidentet dhe përleshjet me tifozët e AEK-ut në Athinë më 7 dhe 8 gusht.
Ndërkaq, kujtojmë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në takimin informal. Ndonëse Greqia i dërgoi ftesë Presidentit, Bajram Begaj, ky i fundit nuk do të jetë pjesë e darkës për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.
Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…
Thiago Motta, në një urgjencë të madhe në sulm, prezanton ndeshjen e së shtunës në…
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar…
Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…
This website uses cookies.