Categories: LajmePolitikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë- Rrugëtimi drejt BE dhe Plani i Rritjes Ekonomike

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Lajmi u bë i ditur gjatë gjatë tryezës ministrore të përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor për fushën e integrimit evropian që në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), zhvilluan (12 shkurt) mbledhje para përgatitore mbi Planin e Rritjes.

Të pranishmit u shprehën se në këtë takim fokusi kryesor do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian.

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Punët publike rëndojnë trafikun – Qytetarët kërkojnë që lëvizjet e automjeteve të jenë në një drejtim

Kjo ishte pamja sot në rrugën “Myzafer Pipa” në qytetin e Shkodrës. Investimet që po…

3 minutes ago

Në kërkim të ujit të pijshëm, 66- vjeçarja Lena Deda me karrocën e dorës, bën kilometra për të mbushur bidonat

Lena Deda është 66-vjeçe. Në zonën mes dy fshatrave Hot i Ri dhe Dragoç të…

6 minutes ago

Rama me përfaqësuesen e TikTok: Vendosëm piketa bashkëpunimi për të siguruar rihapjen e platformës

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë (21 janar) me përfaqësuesen e platformës sociale…

45 minutes ago

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars…

1 hour ago

Zjarri në Turqi, rëndohet bilanci-66 persona humbin jetën, plagosen 51 të tjerë

66 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri…

1 hour ago

105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Kongresin e Lushnjes, një nga ngjarjet e mëdha të historisë…

1 hour ago

This website uses cookies.