Liderët e BE dhe rajonit në Tiranë, Vuçiq udhëton drejt Kinës. Pjesëmarrës në forumin ku do të jetë i pranishëm dhe Putin

Vuciq

Vuciq

Ndërsa në Tiranë po zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit ku pjesëmarrës janë liderët e BE dhe ata të rajonit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Pekin ku po zhvillohet forumi i tretë ‘Brez dhe Rrugë’. I pranishëm në këtë forum do të jetë dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Vuçiq, presidenti i vendit të cilit në Tiranë sot përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiç, paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.

Në një prononcim për median vendase, gjatë vizitës dyditore, Vuçiq do të nënshkruajë tre dokumente të bashkëpunimit strategjik, prej të cilave më i rëndësishmi është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kinën.

Udhëheqësit, përfaqësuesit dhe delegacionet nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme pritet të takohen në kryeqytetin kinez për mbledhjen dy-ditore.

Nisma  “Një Brez Një Rrugë”, një projekt që parasheh investime infrastrukturore në vende në zhvillim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.