Liderët e BE konfirmojnë mandatin e dytë të presidentes Ursula fon der Lajen

Ursula fon der Lajen do të drejtojë Komisionin Europian edhe për një mandat të dytë, me gjithë kundërshtitë për ndryshim të shprehura nga kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.

Në fund të samitit të mbajtur të enjten, që iu kushtua të ardhmes së Europës dhe politikave për sigurinë, presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, njoftoi edhe kandidatët për administratën e re të BE-së.

Ursula fon der Lajen është propozuar nga krerët e shteteve ose qeverive që ta vijojë drejtimin e presidencës për një cikël tjetër. Kaja Kalas është propozuar si Përfaqësuesja e Lartë. Kjo do të thotë se edhe Këshilli Europian ka marrë detyrat e veta tërësisht,” u shpreh z. Mishel.

Do të punoj me gjithë Parlamentin. Ju e dini që parimet për të cilat ne punojmë janë ato proeuropiane, pro Ukrainës dhe pro sundimit të ligjit. Do më duhet të bind shumicën,” deklaroi znj. Fon der Lajen në daljet e përbashkët për mediet.

Në vitin 2019, ish-ministrja gjermane dhe u bë presidentja e parë grua që vihet në krye të ekzekutivit të BE-së në historinë 62-vjeçare të unionit.

Këtë javë në Bruksel pati “trazira” dhe palët kryesore politike – socialistët, PPE dhe grupin centrist Rilindje – u detyruan të arrijnë një marrëveshje në mbështetje të znj. Fon der Lajen. Marrëveshja u kundërshtua nga kryeministrja Meloni. Shefja e qeverisë italiane është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, grupi i tretë më i madh në PE. Ajo akuzoi gjashtë liderët meshkuj që morën vendimin se u sollën si “oligarkë”.

Edhe në samit, znj. Meloni përsëriti kritikat për procesin që u ndoq dhe u ankua për gabime në “metodë dhe substancë”. “Qeveria ime do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë Italisë peshën që ajo meriton në Europë,” tha kryeministrja italiane. /The Guardian

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.