Ursula fon der Lajen do të drejtojë Komisionin Europian edhe për një mandat të dytë, me gjithë kundërshtitë për ndryshim të shprehura nga kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.
Në fund të samitit të mbajtur të enjten, që iu kushtua të ardhmes së Europës dhe politikave për sigurinë, presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, njoftoi edhe kandidatët për administratën e re të BE-së.
“Ursula fon der Lajen është propozuar nga krerët e shteteve ose qeverive që ta vijojë drejtimin e presidencës për një cikël tjetër. Kaja Kalas është propozuar si Përfaqësuesja e Lartë. Kjo do të thotë se edhe Këshilli Europian ka marrë detyrat e veta tërësisht,” u shpreh z. Mishel.
“Do të punoj me gjithë Parlamentin. Ju e dini që parimet për të cilat ne punojmë janë ato proeuropiane, pro Ukrainës dhe pro sundimit të ligjit. Do më duhet të bind shumicën,” deklaroi znj. Fon der Lajen në daljet e përbashkët për mediet.
Në vitin 2019, ish-ministrja gjermane dhe u bë presidentja e parë grua që vihet në krye të ekzekutivit të BE-së në historinë 62-vjeçare të unionit.
Këtë javë në Bruksel pati “trazira” dhe palët kryesore politike – socialistët, PPE dhe grupin centrist Rilindje – u detyruan të arrijnë një marrëveshje në mbështetje të znj. Fon der Lajen. Marrëveshja u kundërshtua nga kryeministrja Meloni. Shefja e qeverisë italiane është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, grupi i tretë më i madh në PE. Ajo akuzoi gjashtë liderët meshkuj që morën vendimin se u sollën si “oligarkë”.
Edhe në samit, znj. Meloni përsëriti kritikat për procesin që u ndoq dhe u ankua për gabime në “metodë dhe substancë”. “Qeveria ime do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë Italisë peshën që ajo meriton në Europë,” tha kryeministrja italiane. /The Guardian
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit,…
Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kërkesa…
Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të…
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
This website uses cookies.