Lideret evropiane ne Bruksel
Liderët e Bashkimit Evropian do të vendosin në takimin e fundvitit në Bruksel, për propozimin e Komisionit evropian që Shqipëria të nisë bisedimet e anëtarësimit për kapitujt e parë.
Udhëheqësit e 27 vendeve janë ftuar në një letër protokollare nga Presidenti Mishel të marrin vendime të gjera si ato për buxhetin e një marrëveshjeje 50 miliardë dollarë për Ukrainën për të dëshmuar se Bashkimi evropian përmbush angazhimet për Ukrainën dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe i fortë.
Po ashtu në çështjen e parë të diskutimit hyn edhe rënia dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën, në frymën e së cilës, siç shkruan Mishel, duhet të marrë vendime të rëndësishme për anëtarët e tjerë aspirues.
Referuar edhe qëndrimeve, por sidomos Deklaratës përfundimtare pas Samitit Ballkani Perëndimor-BE të mërkurën në mbrëmje, udhëheqësit evropianë janë të orientuar të tregojnë gatishmërinë e Unionit për të pritur anëtarë të rinj.
Vendosja e frymës së proceseve me anëtarët e rinj të mundshëm sipas modelit super të shpejtë të Ukrainës orienton edhe pritmërinë e vendimeve si ajo e Shqipërisë që është ekspozuar nga pretendimet e një vetoje greke të shpallur në mediat greke.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…
Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.