Lideri i Hamasit: Jemi afër arritjes së një marrëveshje armëpushimi me Izraelin
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka deklaruar se janë afër arritjes së një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.
“Zyrtarët e Hamasit janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve të Katarit”, tha Haniyeh.
Presidenti i SHBA Xho Bajden (Joe Biden) tha të hënën (20 nëntor), se besonte se një marrëveshje ishte afër.
“Ne jemi më afër tani se sa kemi qenë më parë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhon (John) Kirby për një marrëveshje që synon të sigurojë lirimin e disa pengjeve të mbajtura në Gaza dhe një pauzë në luftimet që do të lejonte ndihmën e nevojshme për Gazën.
Marrëveshja përfshijnë armëpushim pesë-ditor, i përbërë nga një armëpushim në terren dhe kufizime për operacionet ajrore izraelite mbi Gazën jugore .
Në këmbim, midis 50 dhe 100 të burgosur të mbajtur nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, një grup i veçantë militant palestinez, do të lirohen.
Ato do të përfshijnë civilë izraelitë dhe robër të kombësive të tjera, por jo personel ushtarak.